Site icon Telegrafi

Tregu evropian i veturave shënon rënie prej 38 për qind

Foto: Ilustrim

Tregu i veturave në Bashkimin Evropian u tkurr me 38.1 për qind në gjysmën e parë të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kështu bën të ditur Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

“Regjistrimet e veturave në të gjithë bllokun 27 anëtarësh ishin 4.28 milionë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga 6.9 milionë në gjysmën e parë të vitit 2019”, thuhet në raportin e ACEA-së, përcjell Telegrafi.

Të gjitha 27 vendet anëtare shënuan rënie nga 20 për qind deri në 55 për qind.

Kroacia shënoi uljen më të madhe me 54.4 për qind, Spanja 50.9 për qind, e pasuar nga Portugalia me 49.6 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version