El Clasico e parë e sezonit 2020/21 zhvillohet të shtunën, ku të dy skuadrat vijnë me forma të ndryshme në këtë fillim sezoni.
Ajo që bën përshtypje më shumë në mediat spanjolle, është fama që ka Barcelona në SHBA, që e tejkalon edhe Real Madridin.
Futbolli evropian në vitet e fundit ka rritur popullaritetin në SHBA dhe klubet evropiane punojnë shumë që ta marrin tregun në këtë vend.
Si pjesë e një studimi të kryer në vitin 2016, Gilt Edge Soccer Marketing zbuloi se ekipet më të mbështetura në SHBA ishin Barcelona dhe Real Madrid.
Katër vjet më vonë, studimi është riparuar dhe zgjeruar duke marrë parasysh edhe ligat tjera kryesore evropiane, me Ligën Premier, La Liga Santander dhe Bundesligën.
Numri i kërkimeve në Google dhe gjurmët dixhitale të lëna në postimet përkatëse të secilit klub në Facebook ndihmuan në ndërtimin e të dhënave të reja.
Si i tillë, përfundimi i parë vjen që 60 për qind e ekipeve më të mbështetura në SHBA vijnë nga Liga Premier, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ishte në krye.
Barcelona dhe Real Madrid pushtuan dy pozicionet e para, megjithëse ishin gjigantët katalanas ata që morën edhe një herë vendin e parë.
Në lidhje me klubet amerikane të futbollit në listë vendin e parë e mban Los Angeles Galaxy, por që është e 12-ta në renditje .
Si një përmbledhje e përgjithshme, Liga Premier është liga më e shikuar në Amerikë, me La Ligan që është e dyta.
Ajo që bën përshtypje tjetër është se vetëm këto dy klube të Spanjës, shikohen në SHBA, duke mos pasur interesim të madh për klubet tjera. Situata qëndron njëjtë edhe në Ligue 1, ku vetëm Paris Saint-Germain shikohet nga popullsia amerikane. /Telegrafi/