Vetëm pak orë pas lajmit se Zonja e Parë ka dalë nga spitali, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim në Twitter, në një përditësim të informatave mbi shëndetin e saj.
Por çfarë u ka rënë në sy përdoruesve të Twitter, përcjell Telegrafi, është “lëshimi” që ka bërë presidenti Trump në “shqiptimin” e emrit të saj, në vend të Melania, ai ka shkruar Melanie.
“Është e mrekullueshme që Zonja e Parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Melanie është duke u ndjerë shumë mirë. Faleminderit për të gjitha lutjet tuaja dhe urimet më të mira!”, ka shkruar Trump.
Edhe pse ky gabim në “shqiptim” është rregulluar shumë shpejt, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë shumë kritika në drejtim të një veprimi të tillë. /Telegrafi/