Site icon Telegrafi

Tregoi peizazhin mahnitës të luginës, duke ecur në murin e kështjellës që ndodhet në 900 metra lartësi (Video)

Vizitori i një kështjelle që ndodhet në Maharashtra të Indisë, në lartësi të më shumë se 900 metrave, ka pasur guxim që të ecte nëpër një mur rrethues.

Me kamerën që e kishte të vendosur në trup, regjistroi pamjen mahnitëse të peizazhit të luginës, teksa ndodhej në objektin e lashtë, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një prej destinacioneve më të nënvlerësuara, që shfrytëzohet për udhëtim” shkruan në përshkrimin ku tregohet për këtë zonë.

Mësohet se kështjella është ndërtuar para 300 vitesh, ndërsa u shfrytëzua si burg dhe kullë vrojtimi i rajonit. /Telegrafi/

Exit mobile version