Chelsea e ka nisur mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit, ku aktualisht janë në vendin e tretë .
Dy humbje me Wolverhamptonin dhe Tottenhamin, janë të vetmet, por Chelsea është i vetmi që e ka mundur Manchester Cityn në Ligën Premier.
Londinezët e kanë nisur mirë edhe në grupet e Ligës së Evropës.
Skuadra luan një stil sulmues dhe të rrjedhshëm të futbollit nën drejtimin e Sarrit.
Lojtarët si Eden Hazard dhe Willian ushqejnë futbollin sulmues, dhe po gjenden mirë te Chelsea.
Por janë tre lojtarë që nuk e kanë gjetur vetën te Chelsea dhe mund të duan të largohen që në janar.
Gary Cahill mund të jetë kapiten i skuadrës, por ai nuk po mund ta udhëheqë ekipin.
Me David Luiz, Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Ethan Ampadu, ai mbetet rezervë.
I radhës është Moses, që e ka humbur vendin në ekip për shkak të ndryshimit në sistem.
Moses nuk po mund të konkurrojë me Willian apo Pedron.
Drinkwater është një lojtar i mirë, por ai nuk ka shanse të gjejë jë vend në këtë skuadër të Chelseat.
Mateo Kovacic, Ross Barkley, Ruben Loftus Cheek, Cesc Fabregas, Jorginho dhe Ngolo Kante është mesfusha e Chelseat. /Telegrafi/