Real Madrid u stërvit pasditen e së hënës përpara ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Leganes, e cila zhvillohet të mërkurën.
Ekipi spanjoll përballet me një dhjetë ditësh vendimtar, me një derbi kundër Atletico Madridit të shtunën dhe një ndeshje kyçe kundër Manchester Cityt në play-off të Ligës së Kampionëve të martën e ardhshme.
Megjithatë, klubi mbretëror mund të ketë probleme të mëdha, pasi tre lojtarë kanë munguar në seancën e fundit stërvitore.
Sipas gazetës Marca, lojtarët që munguan në stërvitje ishin Thibaut Courtois, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham.
❗️Mbappé, Bellingham and Courtois trained inside the facilities today.
Camavinga trained individually on the pitch.
Rüdiger continues his recovery process. pic.twitter.com/W7tPJSKtmW
— Madrid Xtra (@MadridXtra) February 3, 2025
Courtois po përballet me shqetësime në gju, ndërsa Mbappe dhe Bellingham kanë ngarkesa të mëdha pune dhe mund të pushojnë për ndeshjet e ardhshme.
Në vendin e Courtois pritet të luajë Andriy Lunin, i cili ka pasur më pak minuta se sezonin e kaluar.
Rudiger gjithashtu humbi stërvitjen për shkak të një dëmtimi të muskujve të pësuar kundër Espanyol. /Telegrafi/