Telegrafi

Dy yje shqiptare u përkujdesen për dasmën e djalit të Adem Grabovcit (Foto)

Adem Grabovci ka pasur një arsye më tepër për të festuar sonte pasi ka martuar djalin Ngadhnjimin.

Ky i fundit i tha po martesës me Edona Hysenin, pas një lidhje disavjeçare.

Shumë personalitete të njohura të fushës politike, estradës dhe familjarë të Grabovëce ishin prezent në dasmën e tyre, transmeton Telegrafi.

E për disponimin e të pranishmëve u përkujdes tresha e këngëtarëve, Ramadan Krasniqi-Dani dhe Aurela Gaçe me bendet e tyre.

Lexo po ashtu Imazhet e para të nuses dhe djalit të Adem Grabovcit (Foto)

Ndryshe, theksojmë se prezent ishin shumë politikan mesin e tyre kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/