Diego Costa rikthehet në futbollin evropian pas një viti e gjysmë mungesë.
Sulmuesi braziliano-spanjoll karrierën do ta vazhdoj tek skuadra angleze Wolverhampton Wanderers, pasi që nga janari ishte pa klub.
Costa ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me klubin anglez, që i kanë bërë një prezantim unik.
What an entrance. 🐺🐺🐺 https://t.co/mvSP5gWkeB pic.twitter.com/VQ6NdzXG9d
— Wolves (@Wolves) September 12, 2022
33-vjeçari në prezantimin e tij shihet duke i mbajtur të lidhur tre ujq në zinxhirë, pasi klubi anglez ka nofkën ‘Ujqërit’.
“Wolves është një klub me lojtarë shumë të mirë, që dinë të luajnë futboll, dhe të kesh mundësinë për të luajtur sërish në Ligën Premier ishte gjëja kryesore”, tha sulmuesi veteran në prononcimin e parë si futbollist i Wolves.
— Wolves (@Wolves) September 12, 2022
Costa është pjesë e futbollit evropian që nga viti 2006 kur iu bashkua skuadrës portugeze Sporting Braga, derisa bëri karrierë në Portugali edhe te Penafiel.
Karriera e tij vazhdoi në Spanjë te Atletico Madrid, Celta de Vigo, Albacete, Real Valladolid para se të luante në Angli për Chelsean dhe së fundmi në Brazil te Atletico -MG. /Telegrafi/