Site icon Telegrafi

Tre trendët e modës që do të mbizotërojnë gjatë vjeshtës: Një stil rikthehet me një zhurmë të madhe

Të dashura zonja, nëse planifikoni të blini dhe të rinovoni gardërobën tuaj të vjeshtës, sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje tre trendëve të modës në vijim dhe do të jeni gjithmonë elegante!

Vjeshta sapo ka ardhur, e bashkë me të edhe trendët e rinj të modës, ndërsa para jush janë tre të tillë që do të dominojnë patjetër gjatë këtij sezoni.

Thjeshtësia është kthyer në modë, por edhe veshjet prej lëkure, transmeton Telegrafi.

1. Komplete lëkure

Të gjithë e dinë se rënia e temperaturës kërkon një xhaketë lëkure klasike. Por kur doni ta çoni modën tuaj në një nivel tjetër, pse të mos merrni parasysh të kombinoni një xhaketë sportive lëkure me një fund të përshtatshëm? Këtë vjeshtë, një stilim i tillë do të jetë i duhuri.

2. Ngjyra e kuqe do të dominojë

Çdo stinë ka një ngjyrë që pushton industrinë e modës. Mund të thuhet me siguri se e kuqja do të jetë nuanca kryesore për vjeshtë dhe dimër. Mjafton të thuhet se këtë ngjyrë do ta shihni gjithnjë e më shumë si në rrugë ashtu edhe në ngjarje festive.

3. Thjeshtësia është duke u rikthyer

Është zyrtare: pas muajsh e muajsh tendencash që vijnë e shkojnë, bazat e gardërobës dhe veshja uniforme janë rikthyer zyrtarisht. Pista e Gucci-t ishte e papritur kur modelet ecnin me këmisha klasike, xhaketa të mëdha dhe xhinse të gjera. Industria e modës padyshim po kthehet drejt klasikëve. /Telegrafi/

Exit mobile version