Site icon Telegrafi

Tërmet në Shqipëri, epiqendrat ishin Durrësi dhe Korça

Këtë të diel tri tërmete kanë rënë në Shqipëri, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Vetëm një tërmet ka pasur disi lëkundje që janë ndjerë, ndërsa dy të tjerët nuk kanë qenë farë shqetësues.

Epiqendrën e kanë pasur në Durrës dhe Korçë.

Ndryshe më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar.

Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndjerë edhe në Prishtinë, e Pejë për disa sekonda.

Bilanci më i fundit nga tërmeti i 21 shtatorit janë 915 banesa dhe pallate të dëmtuara, njofton tch.

Exit mobile version