Telegrafi

Tre të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat në një festë në Alabama

Tre persona u vranë dhe të paktën 12 u plagosën të shtunën mbrëma nga të shtënat në një festë në Alabama, SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se rreth 1,000 njerëz po merrnin pjesë në një festë të Ditës së Majit pranë komunitetit të Stockton.

Siç bëhet e ditur më tej, aty filloi një sherr dhe shpërthyen të shtënat me armë zjarri.

Po sipas autoriteteve, shumica e viktimave ishin “njerëz të rinj”.

Nuk kishte asnjë të dhënë të menjëhershme nëse ishin bërë arrestime. /Telegrafi/