Tre anëtarë të ekuipazhit kanë gjetur vdekjen pasi dy helikopterë zjarrfikës u përplasën në Kaliforninë Jugore të dielën ndërsa po luftonin një zjarr në Riverside County, thanë zyrtarët e emergjencës.
Siç bëhet e ditur më tej, njëri nga helikopterët u ul i sigurt, përcjell Telegrafi.
“Fatkeqësisht, helikopteri i dytë u rrëzua dhe në mënyrë tragjike humbën jetën të tre anëtarët, të cilët përfshinin një shef të divizionit, një kapiten dhe një pilot klient me kontratë”, tha shefi i rajonit jugor të Cal Fire, David Fulcher gjatë një konference për shtyp të hënën herët.
Tragic Mid-Air Collision Involving Firefighting Helicopter Occurs in Riverside County#USA #RiversideCounty #firefighter #HeicopterCrashhttps://t.co/gRkifcEcBT pic.twitter.com/EqcAi4j1cw
— Nitish Verma (@nitsonnet) August 7, 2023
Ndërsa po luftonte me zjarrin, një helikopter Bell 407 që funksiononte si një aeroplan vëzhgues u përplas me një Sikorsky Skycrane që hidhte ujë, thanë autoritetet.
Përplasja shkaktoi një zjarr shtesë masiv, i cili u shua.
“Megjithëse kjo ishte një ngjarje tragjike, ne jemi gjithashtu mirënjohës sot që nuk ishte më keq”, tha Fulcher. “Individët në helikopterin e parë ishin në gjendje të uleshin të sigurt pa incidente dhe askush tjetër nuk u lëndua”. /Telegrafi/