Të paktën tre persona humbën jetën në një shpërthim të dyshuar gazi që shkatërroi pjesë të mëdha të një ndërtese banimi në qytetin belg Turnhout të premten ndërkohë që raportohet për një të zhdukur.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi rreth orës 8:15 të mëngjesit me orën lokale.
Policia lokale u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën dhe t’i hapin rrugë shërbimeve të urgjencës.
Pasi konfirmuan një vdekje, ekipet e shpëtimit gjetën dy trupa të tjerë në rrënoja, tha kryebashkiaku belg Paul Van Miert, duke e çuar numrin e të vdekurve në tre.
Ndërkohë që një grua u nxor e gjallë nga rrënojat dhe u dërgua në spital.
Gruaja e shpëtuar kishte qenë në kontakt me punonjësit e urgjencës, por fillimisht nuk mundi të lirohej për shkak të dëmtimit të rëndë të ndërtesës.
Kërkimet për një person të zhdukur vazhduan, edhe pse nuk ishte e qartë nëse personi kishte qenë në ndërtesë gjatë shpërthimit. /Telegrafi/