Ky thuhet të jetë momenti kur një balonë u përfshi nga flakët pasi u përplas me linjat e tensionit të lartë.
Si pasojë, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tre persona u vranë në incidentin e sotëm pranë fshatit Asureti, në Gjeorgjinë lindore.
Pamjet tregojnë flakët që shkatërrojnë balonën në pak sekonda, ndërsa koshi digjet.
Më pas shihet se si ajo del jashtë kontrollit dhe lëkundet nga njëra anë në tjetrën për disa sekonda.
Pasi nuk arriti të fitonte lartësi, u hodh në linjat e energjisë pranë fshatit, rreth 30 milje nga kryeqyteti Tbilisi.
Kështu, një pjesë e balonës së djegur ka ra në tokë, ndërsa një pjesë tjetër ka mbetur në flakë në një linjë elektrike. /Telegrafi/