Telegrafi

Tre të vdekur dhe të tjerë të plagosur kur ‘shumë’ të armatosur hapën zjarr në një festë të madhe në Filadelfia

Dhjetë persona u plagosën, tre për vdekje, kur disa të shtëna ndodhën herët të dielën në një festë në Filadelfia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat masive ndodhën rreth orës 2 të mëngjesit Filadelfinë Perëndimore, ku po zhvillohej një festë ku morën pjesë më shumë se 100 persona.

Kur oficerët arritën, ata gjetën viktima që vuanin nga plagë me armë zjarri dhe gëzhoja të shumta të shpërndara në zonë.

“Duket se ka pasur shumë sulmues. Për momentin është e paqartë se sa. Por ne kemi numëruar të paktën 25 deri në 30 gëzhoja të shpenzuara në këtë kohë”, ka thënë një zyrtar policor.

Policia ka thënë se gjithsej 10 persona u qëlluan, duke përfshirë tre të vrarë.

Një armë u gjet në vendngjarje, thanë zyrtarët.

Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë në të shtënat.

Asnjë arrestim nuk është bërë i ditur dhe emrat e viktimave të vrarë nuk janë bërë të ditur menjëherë. /Telegrafi/