Site icon Telegrafi

Tre të vdekur dhe 230 të infektuar me coronavirus në Mal të Zi

Në 24 orët e fundit, 230 të infektuar dhe tre të vdekur janë regjistruar në Mal të Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Gjithashtu u raportua se 953 mostra u testuan për virus.

Që nga raportimi i fundit, tre vdekje janë raportuar në Podgoricë, Pljevlja dhe Nikshiq, të cilët kanë lindur në vitet 1962, 1948 dhe 1958.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 117 dhe që nga fillimi i vitit 126, thuhet në njoftim.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me coronavirus në Mal të Zi aktualisht është 2,401.

Ndryshe, numri më i lartë i rasteve të reja është në Podgoricë – 79. /Telegrafi/

Exit mobile version