Site icon Telegrafi

Tre të rritur dhe një fëmijët humbin jetën nga të shtënat në Los Angeles, policia plagosë sulmuesin

Katër persona në mesin e tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën nga të shtënat që kanë ndodhur brenda një objekti afarist në Los Angeles, derisa sulmuesi është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Policia në Orange, 48 kilometra në jugperëndim të Los Angeles, më herët në Facebook kishte bërë të ditur se janë shkrepur disa plumba dhe si rezultat i kësaj disa persona kanë humbur jetën, transmeton Telegrafi.

Në kumtesë thuhet se në të shtëna ishte përfshirë edhe një polic dhe pas këtij intervenimi situata ishte qetësuar paksa. Kjo gjakderdhje në Orange është e treta me radhë që po ndodh brenda më pak se një muaji.

Në anën tjetër autoritetet e sigurisë që arrestuan sulmuesin, nuk kanë zbuluar detaje lidhur me motivin e këtij sulmi të përgjakshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version