Site icon Telegrafi

Tre të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një qendër tregtare në Moskë

Tre persona u plagosën nga të shtënat në një qendër tregtare në rajonin e Moskës të Rusisë.

Incidenti ndodhi në qendrën tregtare Krasny Kit (Red Whale) në Mytishchi, ku një individ u përplas me rojet e sigurisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjatë sherrit, i dyshuari ka hapur zjarr, duke plagosur tre persona.

Autoritetet evakuuan vizitorët nga qendra tregtare ndërsa ekipet e policisë mbërritën në vendngjarje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version