Site icon Telegrafi

Tre të mitur arrestohen për një vjedhje në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq

Të dielën, policia ka arrestuar tre të mitur nën dyshimin se kanë vjedhur disa pajisje në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e rastit ku dyshohej të jenë vjedhur pajisje elektronike, muzikore si dhe gjësende të ndryshme shkollore.

Sipas tij, mbledhja e informacioneve në rrugë operative nga ana e policisë si dhe një hetimi shpejtë preliminarë ka rezultuar me identifikimin e të dyshuarve të mundshëm si dhe arrestimin e tyre.

“Pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve policia ka lokalizuar edhe vend fshehjen e gjërave të vjedhura të cilat janë gjetur nga ana e policisë për tu kthyer më pas në shkollën e sipër cekur”, ka thënë Borovci./Telegrafi/

Exit mobile version