Telegrafi

Tre të lënduar pas dy shpërthimeve në dy banesa në Suedi – dyshohet se janë të lidhura me një grindje midis bandave kriminale

Dy shpërthime të fuqishme kanë shpërthyer në dy banesa në Suedi gjatë natës, duke lënduar të paktën tre persona.

Veç kësaj, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nga shpërthimet janë dëmtuar ndërtesat.

Siç bëhet e ditur më tej, të hënën vonë, një shpërthim ndodhi në Hasselby, një periferi e kryeqytetit, Stokholm.

Ndërsa në orët e para të së martës, një shpërthim në Linkoping, rreth 175 kilometra (110 milje) në jugperëndim, shkatërroi fasadën e një ndërtese trekatëshe, duke lënë mbeturina të shpërndara në një zonë parkimi.

Megjithatë, nuk dihej nëse shpërthimet kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Gazeta suedeze Expressen tha të martën se të dy shpërthimet ishin të lidhura me një grindje midis bandave kriminale, një problem në rritje në Suedi.

Dy banda – njëra e udhëhequr nga një shtetas suedezo-turk që jeton në Turqi, tjetra nga ish-shefi i tij – thuhet se po luftojnë për drogë dhe armë.

Dhe deri më tani këtë vit, ka pasur 261 të shtëna me armë zjarri, 36 të vrarë dhe 73 të plagosur. /Telegrafi/