Site icon Telegrafi

Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Mbrëmjen e së enjtes në lagjen Emshir të Prishtinës ka pasur përleshje fizike mes disa personave.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike  në lagjen Emshir në Prishtinë,  ku kanë qenë të përfshirë disa persona”, tha ajo.

Tutje tha Ahmeti se bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe  të njëjtëve u është ofruar trajtim i  nevojshëm mjekësor.

“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se  kanë qenë të përfshirë në përleshje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version