Telegrafi

Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë

Foto: Ilustrim

Rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/