Rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/