Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Si pasojë janë lënduar tre persona.
Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.
“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”.