Tre persona janë lënduar nga një aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në SHSKUK-Prishtinë.
“Rreth orës 19:40 në autostradën Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime të rënda”.
Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor”, tha Kelani.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Telegafi/