Rreth orës 08:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.
Rastin e ka konfirmuar policia.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.