Site icon Telegrafi

Tre të lënduar në një zënkë midis emigrantëve Greqi

Tre persona janë lënduar në një zënkë midis dy grupeve të emigrantëve në ishullin grek Kos, ku si pasojë është lënduar një person.

Siç publikuan mediat greke, mbrëmë ka shpërthyer një zënkë midis afganëve dhe kurdëve irakianë në kampin e refugjatëve “Suda”.

Tre persona janë transportuar në spital, për shkak të lëndimeve të marra me sende të forta.

Sherri është ndërprerë pas intervenimit të policisë.

Njëkohësisht, në kampin tjetër “Mitilene”, emigrantët kanë protestuar për shkak të zgjidhjes së ngadaltë të kërkesave të tyre për azil.

Exit mobile version