Telegrafi

Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa në të janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/