Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në hyrje të Mitrovicës.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 20:17, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
Në vendin e ngjarjes përveç policisë dhe ambulancës janë parë edhe zjarrfikësit.
Ndërsa, gjatë ditës, një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u godit nga një veturë në Prishtinë.
Policia apelon tek ngasësit që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i respektojnë rregullat në trafik./Telegrafi/