Telegrafi

Tre të lënduar në një aksident mes kamionit dhe veturës në Celinë të Rahovecit

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes një kamioni dhe një veture, në fshatin Celinë të Rahovecit.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.