Telegrafi

Tre të dyshuar rrëmbyen një person në Fushë Kosovë, e kërcënuan dhe i kërkuan para

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë futur në veturë një person tjetër të cilin dyshohet se e kanë kërcënuar si dhe i kanë kërkuar para.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:30 në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është cilësuar si “rrëmbim”.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar e kanë kërcënuar dhe i kërkuan të holla. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/