Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë nën dyshimin se kanë thyer një lokal, ku kanë vjedhur sende të ndryshme tekstili.
Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar sendet që dyshohet se i kanë vjedhur në lokalin e viktimës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.