Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar pasi si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta dhe grushte një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ymer Devetaku” në Shtime, të hënën në ora 13:00.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka i është ofruar tretmëni mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim