Telegrafi

Tre të arrestuar për rrëmbim në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona pasi të njëjtit dyshohet se për arsye të një  borxhi të mëhershëm kanë rrëmbyer viktimën dhe ia kanë grabitur një shumë parash prej 2200 €.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/