Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht mes veti, ndërsa njëri nga ta është sulmuar me thikë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sadovinë e Qerkezëve, Viti të hënën në ora 12:00.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/