Site icon Telegrafi

Tre të arrestuar për lokale të lojërave të fatit të palicencuara

Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, kanë organizuar një operacion të përbashkët, ku janë kontrolluar disa lokale të lojërave të fatit të cilat ishin të pa licencuara si dhe kanë arrestuar tre persona.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version