Site icon Telegrafi

Tre të arrestuar në Prishtinë, sulmuan me mjete të forta dy persona

Tre persona janë arrestuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, pasi të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të forta metalike dy viktimat m/k, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime.

Viktimat, pas tretmanit mjekësor në QKUK njëri është liruar, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve serioze.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version