Telegrafi

Tre të arrestuar në lokacione të ndryshme për posedim të paautorizuar të narkotikëve në Prishtinë

Policia e Kosovës, të martën ka arrestuar tre persona nën dyshimin për posedim të pa autorizuar të narkotikëve.

Personat janë arrestuar në Prishtinë, por në lokacione të ndryshme.

Fshati Mramor, Prishtinë (NN) 09.08.2022 – 12:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në veturën e ti janë gjetur dhe sekuestruar 27 kg e 600 gram substancë,  dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, po ashtu është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 € dhe 320 dinar (para të Serbisë). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të  cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rruga Enver Zymberi, Prishtinë 09.08.2022 – 01:50.

Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.4 gram. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rruga Luan Haradinaj, Prishtinë 09.08.2022 – 02:40.

Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull  kosovar, gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë, dyshohet të jetë  narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 8.1 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Telegrafi/