Tre persona, një mashkull dhe dy femra janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe i kanë penguar në kryerje të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:30, në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull i është dorëzuar njësitit policor në Prizren, pasi që i njëjti kishte urdhëresë aktive, ndërsa dy të dyshuarat femra, njëra është dërguar në mbajtje kurse tjetra është liruar. /Telegrafi/