Superliga e Kosovës rikthehet për të zhvilluar javën e 21-të në elitën e futbollit tonë me tri super takime.
Të gjithë adhuruesit e futbollit vendor sot do të kenë mundësi që të shikojnë përballje mjaftë interesante dhe të forta njëkohësisht.
Vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan dhe Prishtinë, pasi aty do të luhet edhe për kreun e tabelës.
Prishtina do të jetë nikoqir i Dritës në takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në anën tjetër, Ballkani do të jetë mysafir i Gjilanit, e që po ashtu është një sfidë për të mos e humbur.
Një tjetër përballje që do ketë interesim të madh do të jetë edhe ajo mes Trepçës ’89 dhe Llapit që zhvillohet në Mitrovicë.
Kujtojmë se të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/