Site icon Telegrafi

Tre sulmuesit që Arsenali i ka në listë për afatin kalimtar veror – njëri më i avantazhuar

Arsenali vazhdon të jetë i lidhur fort me një lëvizje për një sulmues në afatin kalimtar verore, ku në krye të listës është sulmuesi i RB Leipzig, Benjamin Sesko, por po monitorohen edhe disa sulmues të tjerë.

Sipas Fabrizio Romano, Topçinjtë janë gjithashtu të lidhur me lojtar si  Alexander Isak (Newcastle ) dhe Viktor Gyokeres (Sporting Lisbona).

Skuadra e Mikel Artetës nuk ka bërë ende një ofertë apo propozim konkret për të provuar të nënshkruajë me njërin prej këtyre sulmuesve.

Ata janë duke pritur që sezoni të përfundojë përpara se të ecin përpara me planet e transferimeve, ku përparësi ka nënshkrimi me një lojtar që siguron gola .

Secili nga emrat e përmendur mund të ndihmojnë ekipin me shtimin e 20+ golave ​​në sezonin e ardhshëm dhe t’i ndihmojnë ata të konkurrojnë fuqishëm në të gjitha frontet.

Lexo po ashtu Arsenali në epërsi për nënshkrimin e Benjamin Seskos, zbulohet klauzola e tij e lirimit që e frikëson paksa Artetan

Eddie Nketiah do të shitet pasi ka shënuar vetëm 6 gola në 37 ndeshje.

Emër tjetër që mund të shitet dhe sjell para është Gabriel Jesus,pasi ka shënuar vetëm 8 gola në 35 paraqitje./Telegrafi/

 

Exit mobile version