Site icon Telegrafi

Tre start-up nisma nga Maqedonia janë futur në garën ndërkombëtare ”Investment Ready Program”

Tre nisma start-up nga Maqedonia kanë hyrë edhe zyrtarisht në garën ”Investment Ready Program” në Vienë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Investment Ready Program” është takim për kompanitë e vogla dhe të sapoformuara që janë të futura në biznes dhe mëtojnë që të ri-rregullojnë klimën e biznesit në vendin që veprojnë.

Qëllimi i ”Investment Ready Program” është të forcojnë nismat e reja dhe nëpërmjet tyre të ndikojnë në rritjen e investimeve.

Bëhet fjalë për nismat: Organikova, Seedoflife dhe Dibiaggiony.

Organikova është nismë për informacion për ushqimin organik. Seedoflife për prodhim të lëndës së parë për ushqim. Dibiaggiony për aktivitetin e sportistëve. /Telegrafi/

Exit mobile version