Bayern Munichu mposhti Eintracht Frankfurtin në gjysmëfinalen të DFB-Pokal të mërkurën mbrëma, që do të thotë se gjigandët gjermanë janë bashkuar me Juventusin dhe Paris Saint-Germain si tre kandidatët e vetëm të mundshëm për të arritur fitimin e ‘tripletës’ apo tre trofeve.
As Barcelona dhe as Real Madridi nuk janë në linjë për fitimin e tripletës pasi të dy u eliminuan nga Copa del Rey, ndërsa Manchester City nuk do të fitojë Ligën Premier dhe Liverpooli është eliminuar nga Kupa FA dhe Liga e Kampionëve.
Juventus, PSG dhe Bayern Munich, të gjithë kanë shansin të fitojnë tre trofetë kryesorë që u ofrohen atyre në sezonin 2019/20, me secilin klub që gjendet në një pozitë të rehatshme në kampionatet e tyre përkatëse vendase.
Napoli është një ekip tjetër që mund të pretendojë se është akoma i gjallë në të tre garat kryesore, por ata kanë një shans shumë jorealist të suksesit në Serie A.
PSG-së i është dhënë titulli i Ligue 1 pasi sezoni në Francë u anulua përfundimisht, megjithatë nuk ka ndonjë fjalë zyrtare nëse Finalja e Coup de France kundër Saint-Etienne do të luhet.
Juventusi ka një gjysmëfinale të Coppa Italia për të kaluar ndaj Milanit, si dhe nevojën për të kapërcyer një deficit 1-0 ndaj Lyon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/