Tre raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së kaluar (nga 14 deri në 20 tetor) në Republikën e Maqedonisë, me çka numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 17. Kjo thuhet në raportin të cilin sot në ueb faqen e saj e ka publikuar instituti për shëndet publik i Maqedonisë.
Sa i përket vendbanimit, 10 persona nga personat e prekur nga fruthi jetojnë në vendin tonë, një nga personat e regjistruar është shtetas i huaj (Republika e Kosovës). Një nga rastet e reja të regjistruara gjatë kësaj jave është me vendbanim në Prilep, por me punë të përkohshme në Shkup.
Sa i përket moshës të të prekurve nga fruthi, dy nga rastet janë në moshë nën 1 vjet, kur nuk i nënshtrohen vaksinimit të detyrueshëm. Numri më i madh i të sëmurëve i përkasin grupmoshës 1-4 vjet, 3 persona janë në moshë mbi 30 vjet, 2 janë në moshë nga 5-9 vjet dhe nga një person bën pjesë në grupmoshat nga 10-14 vjet, 15-19 vjet, 20-29 vjet dhe mbi 30 vjet.
Simptomat e rastit të parë të fruthit janë paraqitur në 15.09.2017. Më 25.09.2017, QSHP Shkup raportoi për epidemi të fruthit në territorin e komunës Gazi Babë. Dy nga personat e sëmurë janë vaksinuar me një dozë të MRP (një grua 31 vjeçare dhe një 44 vjeçare të cilat dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar në moshën 1 vjeçare), një person ka pranuar dy doza të vaksinës, ndërsa të tjerët nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen vaksinimit.
Në klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve afebrile në Shkup janë shtruar 13 nga të sëmurët , një person është shtruar në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve. Vetëm tek dy raste janë regjistruar ndërlikime në formë të pneumonisë.