Site icon Telegrafi

Tre raketa fundosin luftanijen USS Durham në manovrat detare spektakolare të SHBA

Megjithse manovrat bienale detare të SHBA pranë Havai, ishin sivjet më të vogla se zakonisht, në to nuk u përjashtua fundosja e një luftanijeje të vërtetë nga silurat.

Për stërvitjen u përdor ish-luftanija mafibe USS Durham, e tërhequr nga shërbimi në vitin 1994.

Ushtria publikoi videon e mbytjes së saj, ku duket se të paktën tre raketa balistike anti-anije godasin e shpërthejnë në trupin e saj.

Me shumë gjasa silurat janë të tipit RGM-84 Harpoon, të cilat fluturojnë mbi sipërfaqen e valëve.

Armë të tilla lëshohet zakonisht nga nëndetëset amerikane, të riintegruara në to pas modifikimeve. /tch/

Exit mobile version