Site icon Telegrafi

Tre qytetarë të Manastirit dënohen me 10 vite burg për keqtrajtim të refugjatëve

Gjykata e Manastirit i ka dënuar E.A., V.A. dhe S.U, që të gjithë nga Manastiri, me dhjetë vite burg, sepse në vitin e kaluar kanë rrahur dhe pastaj i kanë vjedhur dy refugjatë sirian, përcjell Telegrafi Maqedoni..

Ndaj këtij gjykimi është paralajmëruar ankesë nga pala mbrojtëse e tre të dënuarve.

Sipas informacioneve, tre banorët e Manastirit veprën e kanë kryer në muajin shkurt të vitit të kaluar. Ata e kanë ndaluar një grup refugjatësh, duke u thënë se janë policë.

Refugjatët e frikësuar kanë ikur, por tre të dënuarit kanë arritur që të kapin dy refugjatë, që më pastaj të ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre dhe t’ua marrin celularët dhe dokumentet./Telegrafi/

Exit mobile version