Telegrafi

Tre persona u arrestuan në Prishtinë pasi po mbanin armë pa leje

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, si të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se njëri rast ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, ndërsa dy tjerat në rrugën “Adem Gashi”.

Me vendim të prokurorit, të tria rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

Armëmbajtje pa leje

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 02.01.2023 – 03:55.Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Adem Gashi, Prishtinë 02.01.2023 – 13:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Adem Gashi, Prishtinë 02.01.2023 – 17:20. Është raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar janë konfiskuar arma AK-47, 247 fishekë të AK-47, tre karikatorë, një shurdhues, dhe katër paisje për pastrim të armës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /’Telegrafi/