Telegrafi

Tre persona tentuan të hyjnë ilegalisht nga Serbia, ndalohen nga Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në Leposaviq ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturën e tij dhe me dy pasagjerë kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të enjten.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturën e tij dhe me dy pasagjerë kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet në raport.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/