Telegrafi

Tre persona të zhdukur, një në Fushë Kosovë dhe dy në Obiliq

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste të personave të zhdukur.

Një femër është raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, ndërsa një mashkull dhe një femër të zhdukur janë raportuar edhe në Obiliq.

Fushë Kosovë 17.06.2022 –  NN. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime.

Obiliq 17.06.2022 – 14:00. Raportohet se dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/