Site icon Telegrafi

Tre persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Nga të shhtënat me armë zjarri sonte rreth orës 23:15, tre persona kanë mbetur të plagosur në Rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Agron Borovci – zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 23:15, është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para   dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”,tha Borovci.

Sipas tij, të plagosurit janë dërguar në QKUK  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

‘Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person  të dyshuar, ndërkaq   ka nisur një hetim për sqarimin e  të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

Exit mobile version